Komuna e Kumanovës do të ndajë 17.5 milionë denarë për mirëmbajtjen e ndriçimit të qytetit, 6 milionë denarë për ndërtimin e ndriçimeve të reja dhe 4 për rikonstriuimin e atyre ekzistuese.
Mjetet për financimin e programit për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik në Kumanovë, do të sigurohen nga buxheti i komunës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndriçimet e reja do të vendosen në ndërtimet e reja që do të bëhen në qytet, me urdhër të komunës./Telegrafi/