Telegrafi

Kumanovarët do të shpëtojnë nga mushkonjat!

Komuna e Kumanovës i ka informuar të gjithë qytetarët se nesër në territorin e komunës do të realizojë një spërkatje ajrore kundër mushkonjave, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Dezinsektimi ajror do të kryhet në orët e hershme të mëngjesit. Nëse kushtet e motit nuk janë të përshtatshme, atëherë Dezinsektimi kundër mushkonjave do të realizohet ditën e ardhshme në terminin e njëjtë, kur kushtet e motit do të jenë të përshtatshme, njoftojnë nga komuna e Kumanovës.

Nga komuna e Kumanovës ua përkujtojnë bletarëve që në kohë ti ndërmarrin të gjithë masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.

“Për këtë vit nga buxheti i komunës së Kumanovës për dezinsektim ajror kundër mushkonjave që do të realizohet tre herë dhe i cili për herë të parë këtë vit përfshin edhe trajtim të larvave, janë ndarë një milion e treqind mijë denarë. Dezinsektimi do të realizohet në pajtim me planin dinamik dhe kushtet e motit, ka deklaruar Darko Stanojkovski, udhëheqës i departamentit për prokurime publike të komunës së Kumanovës./Telegrafi/