Site icon Telegrafi

Kumanova nuk hynë në karantinë

Qeveria edhe një herë refuzoi kërkesat e shtabit të krizës në Kumanovë për vendosjen e qytetit në karantinë 14 ditor.

Në mbledhjen e Qeverisë, siç informon “Alsat” është vendosur që qytetarët e Kumanovës të cilët kanë nevojë të dalin, në mënyrë të detyrueshme duhet të mbajnë maskë mbrojtëse ose shall.

Një vendim të tillë e paralajmëroi më herët edhe kryeministri teknik Oliver Spasovski. Ai tha se situata në Kumanovë nuk është sikurse në Dibër dhe se dy qytetet nuk mund të krahasohen./Telegrafi/

Exit mobile version