Qytetarët e Kumanovës të zemëruar kërkojnë përgjegjësi nga pushtet lokal dhe kryetari Zoran Damjanovski – Cic. Pjesën qendrore të qytetit të Kumanovës këtë pasdite e vërshoi uji, pas shtrëngatës e cila e kaploi pjesën verilindore të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Moti i keq i cili sot e kaploi Kumanovën ka zgjatur rreth gjysmë orë dhe ishte i përcjellë me rrufe të fuqishme dhe erë të përforcuar.
Bulevardi “Revolucioni i tetorit“ i përngjante Venedikut, i terri nën ujë, ku qytetarët vetë i kanë hapur pusetat për grumbullimin e ujit atmosferik.
Nëpër rrjetet sociale qarkullojnë fotografi të Kumanovës së përmbytur ku dhe janë shënuar kritikat për autoritetet lokale./Telegrafi.