Site icon Telegrafi

“Kumanova”, MPB ngriti tre iniciativa (Video)

Pas hetimeve që inicioi zëvendës ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, hetuesit kanë identifikuar një pjesëtar të njësive speciale që ka ushtruar dhunë ndaj të akuzuarve në rastin “Lagja e Trimave”, raporton Alsat-M.

Nuhiu, deri më tani ka ndërmarrë tre nisma për zbardhjen dhunës ndërsa për njërin rast ka arritur të siguroj edhe dëshmitarë që kanë parë një pjesëtarë të njësive speciale duke ushtruar dhunë kundër të akuzuarit Enverhoxha Klain, në shator të këtij viti.

Nga e prokuroria publike për Alsat thonë se janë duke punuar në zbardhjen e këtij rasti dhe se deri tani kanë dëgjuar një numër të madh të dëshmive që i cilësojnë si relevante. /Telegrafi/

 

Exit mobile version