Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim kërkon që në Kumanovë të mos mbyllen objektet hotelerike ditën e diel për shkak se sipas tyre, në Kumanovë respektohen rekomandimet e qeverisë.
“Shtabi komunal kërkon se masat dhe rekomandimet e Qeverisë në objektet hotelerike në territorin e Komunës së Kumanovës respektohen dhe se është e nevojshme kontroll shtesë nga inspektorët”, thonë nga Shtabi Komunal.
Sipas tyre nëse merret një vendim i tillë, atëherë do të rritet grupimi i të rinjve në parqe, lojëra fëmijësh, festa private në shtëpi dhe në këtë mënyrë do të rritet rreziku i përhapjes së epidemisë.
Ata u bëjnë thirrje organizatorëve dhe nxënësve që protestojnë në lidhje me procesin arsimor të respektojnë masat e autoriteteve shëndetësore./Telegrafi/