Site icon Telegrafi

‘Kumanova ime’, konkurs për fotografinë më të mirë të qytetit

Komuna e Kumanovës ka shpallur konkurs për fotografi më të mira me motive të qytetit. Ftonë të gjithë profesionistës dhe amatorët e interesuar për të aplikuar në përputhje me kriteret e dakorduara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Konkursi i titulluar ‘Kumanova ime’, do të zgjasë një muaj dhe fotografitë e dërguara do të përdoren për promovimin.

Nga Komuna thonë që fotografitë me motive duhet të jenë panoramike, për të treguar qytetin gjatë natës ose për të fotografuar njerëzit me famë, zanate, infrastruktura, objektet publike, ngjarje sportive dhe kulturore.

Pas përfundimit të afatit për aplikim, Komisioni i ekspertëve do të marrë parasysh të gjitha fotografitë dhe do të zgjedhë 30 më të mira të cilët do të shpërblehen.

Në konkurs do të jepen tre çmime, për fotografinë e parë më të mirë komuna do të ndajë 20.000, të dytin 15.000 dhe të tretin 10.000 denarë.

Aplikimi për konkurrim mund të shkarkohet nga faqja e internetit të Komunës www.kumanovo.gov.mk ose personalisht të shkojë në arkivin e komunës së Kumanovës.

Konkursi është shpallur në fushën e aktiviteteve të cilat ofrojnë kushte të përmirësuara për qëndrimin e turistëve në vitin 2016. /Telegrafi/

Exit mobile version