Për këtë ndeshje palestra ‘Karagaçi’ ishte mbushur si kurrë më parë, me ‘Shqiponjat’ që me fillim e ngritin një flamur të madh kombëtar dhe bënin thirrje për Shqipërinë etnike.
Me të filluar ndeshja, ishte qendra Teo Simovic ai që i ngriti tifozët me disa pikë të njëpasnjëshme, teksa mysafirët nga Kumanova u trembën disi nga brohoritjet e pandalshme të ‘Shqiponjave’ dhe ranë në disavantazh. Këtë huti të kundërshtarit, e shfrytëzuan mirë vedhezinjtë për ta ngritur avantazhin në fund të çerekut në 13 pikë, (27-14).
Çereku i dytë nisi pak më mirë për mysafirët të cilët në pesë minutat e parë luajtën më mirë, mirëpo përsëri e humbën toruan dhe u goditën nga uragani i quajtur ‘Peja’. Verdhezinjtë shpërthyen me aksione të shpejta dhe me goditje precize nga distanca për ta ngritur epërsinë në 20 pikë, 54-34.
Në çerekun e tretë, mysafirët kishin mbledhur forcën dhe iu qasen ndeshjes me një përqendrim më të madh. Me një lojë më të kujdesshme në mbrojtje dhe me pejanët që i shpërdoruan disa raste, maqedonët e zvogëluan paksa disavantazhin në 15 pikë, (68-53).
Koshashënuesit më të mirë të Pejës: | ||
1 | S. Shaptahu | 19 pikë |
2 | T. Simovic | 16 pikë |
3 | G. Shima | 14 pikë |
4 | D. Hajrizi | 11 pikë |
Koshashënuesit më të mirë të Kumanovës: | ||
1 | V. Mandic | 19 pikë |
2 | R. Parran | 16 pikë |
3 | D. Radulovikj | 11 pikë |
4 | I. Miskovic | 11 pikë |
Mysafirët vazhduan me lojë të mirë edhe në çerekun e fundit, teksa arritën ta ngushtojnë avantazhin deri në pesë pikë, pesë minuta pa përfunduar takimi. Deri në fund të takimit u zhvillua një dramë e vërtetë basketbollistike. Maqedonët arritën ta ngushtojnë epërsinë në 4 pikë, mirëpo 37 sekonda pa përfunduar takimi, edhe një herë doli në skenë snajperisti Samir Shaptahu, për t’ia dhënë goditjen përfundimtare kundërshtarit dhe për t’ia dhuruar edhe një fitore Pejës. Rezultati përfundimtar i takimit, 81-75.
Me këtë fitore, Peja është ngritur në pozitën e katërt në tabelën e Ligës Ballkanike me 17 pikë, vetëm dy më pak se lideri i saj Levski.
/Telegrafi/