OBRM-PDUKM-ja në reagimin e sotëm përmes një komunikate vlerëson se LSDM-ja ka treguar aftësinë për menaxhimin me problemin e ndotjes në Kumanovë, ku sipas OBRM-PDUKM-së, LSDM-ja ka qenë në pushtet 12 vite në Kumanovë ndërsa ajo është më e ndotura në Maqedoni dhe Evropë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“LSDM-ja dhe paguesit e Sorosit për të ashtuquajturat “OJQ” heshtin për këtë rast, por fytyra e tij është e qartë. U treguan si gënjeshtra të qarta dhe premtime viruele projektet e tyre për gazifikimin e Kumanovës”, theksojnë nga OBRM-PDUKM.
Sipas tyre, Kumanova është më e ndotura për shkak të kaosit në komunikacion dhe deponive të egra dhe mosrealizimit të premtimit të gazifikimit./Telegrafi/