Dejan Kulusevski është tashmë një futbollist i Juventusit që prej muajit janar, por u la në huazim te Parma deri në fund të këtij sezoni.
Ai në një intervistë të dhënë për mediat suedeze tregoi pse zgjodhi bardhezinjtë mes shumë ofertave.
“Kanë mbetur edhe 13 ndeshje me Parmën dhe jam përqendruar këtu, por mezi pres t’i bashkohem Juventusit. E kam studiuar mirë lojën e Sarrit dhe pikërisht për këtë arsye zgjodha t’i bashkohem Juventusit”, ka thënë fillimisht Kulusevksi.
Suedezi me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, ka folur me fjalë të mëdha për Zlatan Ibrahimovicin, ndërsa lavdëroi yllin belg Kevin De Bruyne.
Ai zbuloi se pse ka zgjedhur të mbajë numrin 44 mbi shpinë, duke ia dedikuar Adnan Januzajt.
“Studioj shumë De Bruyne dhe mendoj se është nga më të mirët në botë, Dua të bëhem si ai, ose edhe më i fortë”.
“Ibrahimovic ka ndryshuar gjithë Suedinë, ndaj do të doja të luaja kundër tij, që të bisedoja dhe të shkëmbeja fanellën”.
“Numrin 44 e mbaj prej Adnan Januzajt, që zbriti në fushë me atë numër në debutim dhe la gjurmë. Në atë moment i thashë babait tim se nëse do të bëhesha futbollist, doja t’i ngjaja atij, ndaj jam dashuruar me numrin 44”, ka thënë Kulusevski. /Telegrafi/