Dejan Kulusevski është prezantuar si lojtar i Juventusit, ndërsa në konferencën e organizuar për të nga klubi, ai ka thënë se është me fat që do të luajë me Cristiano Ronaldon, ndërsa shtoi se idhulli i tij ka qenë Zlatan Ibrahimovic.
Suedezi nënshkroi me Juventusin në janar, por u bashkua vetëm tani me ekipin, pasi qëndroi si huazim te Parma për gjashtë muaj.
Jeta e tij e re në “Allianz Stadium”, stërvitjet me lojtarë si Ronaldo, e shumë gjëra të tjera, i kanë ndodhur Kulusevskit këtë javë, ndërsa ai dëshiron të sigurojë një vend në formacionin startues.
❤️4️⃣4️⃣?
➡️ https://t.co/rT67SitHr7 Official Online Store! ? https://t.co/xF0BL0sanK— JuventusFC (@juventusfc) September 18, 2020
“Cristiano është fantastik, ai është shumë i mirë. Ai flet me të gjithë, madje edhe për gjërat jashtë fushës”.
“Fjalët e tij janë si benzinë, unë jam me fat që luaj me të dhe shpresoj ta ndihmoj”.
“Stërvitjet te Juve? Çdo ditë është një luftë, duhet të jesh gjithmonë me 100 për qind. Nuk mund të vini në fushë dhe të mos jeni të përqendruar sepse të gjithë do ta vënë re menjëherë”.
#BenvenutoDejan! ❤️
? https://t.co/keNTSmZYQF pic.twitter.com/7oM02yhBdN— JuventusFC (@juventusfc) September 18, 2020
“Mendoj se mund t’u jap atyre energji; Unë dua të argëtohem kur të hyj në fushë. Vrapoj shumë dhe do të bëj gjithçka për të ndihmuar ekipin tim të fitojë”.
19-vjeçari mori një telefonatë emocionuese nga Zlatan Ibrahimovic pasi ai nënshkroi me Juventusin.
INIZIA ORA!
Via ? alla presentazione di Dejan #Kulusevski!
In diretta sulla sezione @JuventusTv ➡️ https://t.co/83l3zXAbHZ #WelcomeDejan pic.twitter.com/DpsyGdVzTm— JuventusFC (@juventusfc) September 18, 2020
“Ai ishte idhulli im. Ai i hapi dyert në Suedi që askush nuk i kishte hapur kurrë. Ne biseduam, ai më telefonoi dhe ishte emocionuese për mua”.
“Kur isha i vogël, nuk do të besoja që një ditë do të më telefononte Zlatan”, ka thënë Kulusevki. /Telegrafi/