Federico Bernardeschi duket se po shijon sezonin e fundit te Juventusi, pasi në verë do të shitet.
Ish-anëtari i Fiorentinës ishte shuam afër të largohej në afatin kalimtar të janarit, derisa Milani kishte shprehur interesim.
Ai tani më nuk është në planet e Maurizio Sarrit, duke e pasur të vështirë që të luajë standard në shumicën e ndeshjeve të këtij edicioni.
26-vjeçari ishte transferuar nga Viola në vitin 2017 për 40 milionë euro, derisa Fiorentina do t’i ketë fitimet për 10 për qind në shitjen e tij.
Juventusi tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e Bernardeschit, pasi e ka transferuar Dejan Kulusevskin në janar nga Atalanta për 35 milionë euro. /Telegrafi/