Shoqata e kultivuesve të orizit të Koçanit, ”Ari i bardhë”, sot përsëri protestoi në Obleshevë, duke kërkuar nga ministri i bujqësisë dhe nga Qeveria që të intervenojnë në blerjen e orizit, që për shkak të çmimit të ulët dhe mosinteresimit të fabrikave për at blerë, u ka ngelur nëpër hambare, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kultivuesit e orizit patë një takim me ministrin e bujqësisë, Mihaill Cvetkov, me të cilin biseduan për shqetësimin që kanë, megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete nga ministria e as Qeveria.
Brenda 15 ditësh do të fillojnë aktivitetet për mbjelljen e orizit, ndërkaq kultivuesit e orizit deklarojnë se nuk kanë buxhet për të investuar në korrjen e re sezonale. Kësaj radhe nuk kishte kundërprotestë ndaj tyre./Telegrafi/