Korrja e vitit të klauar është blerë tërësisht deri më 15 mars, kur edhe është afati ligjor i blerjes, ku gjithsej janë blerë 19000 ton, me një çmim prej 185 denarë për kilogram, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas Vasko Ristovskit nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, për shkak të cilësisë, 25 deri 30% e duhanit është lënë anash, pra në vend të 25700 ton duhan sa ishin paralajmëruar, u blenë 19000 ton. Këtu kanë ndikuar problemet me prodhimin e filizave, rreshjet e shirave ndikuan që një pjesë e fushave të duhanit të mos përpunohen, si edhe temperaturat e larta nuk lejuan që duhani të ketë më tepër gjethe.
Sa i përket prodhimit, viti 2015 ka shënuar rënie për 24%, krahasuar me vitin paraprak, por rritje është shënuar në çmimin blerës, pra është rritur për 58%./Telegrafi/