Policia ka arrestuar në fshatin Bleran pranë Shkodrës 46-vjeçarin me inicialet A.F. për kultivim të bimëve narkotike.
Sipas raportimit të policisë, atij i është gjetur gjithashtu dhe një armë zjarri, kallashnikov së bashku me municion luftarak.
Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Xhan, të njësisë administrative Pult, kanë konstatuar të mbjella në tokë 54 bimë të dyshuara kanabis.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në dy banesa të braktisura, u gjetën rreth 336 bimë të dyshuara narkotike kanabis në proces tharjeje, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i A. F., 46 vjeç, banues në fshatin Bleran, i dyshuar si autor i kultivimit të bimëve kanabis dhe posedues i armës së zjarrit dhe municionit luftarak që u gjetën në dy banesat e braktisura që i kishte në përdorim ky shtetas./tch/