Chris Qualley nga Minnesota e Shteteve të Bashkuara, pritet të hyjë në Librin e Rekordeve, me karotën me gjatësi prej 60 centimetrave.
Rekordin e mëparshëm, e mbante një karotë që peshonte 9.7 kilogramë, andaj pritet që ai të zë këtë pozitë, transmeton Telegrafi.
“Dheu, rrezet e diellit dhe plehrat janë sekreti i rritjes enorme”, ka thënë Qualley, i cili është amator në fushën e agronomisë.
Por, ai ka pasur suksese të mëparshme, pasi ka rritur në kopsht domate, rrepa, shalqi dhe kungull me përmasa gjigante, por jo për ndonjë rekord. /Telegrafi/