Telegrafi

Kultivoi kanabis në afërsi të banesës, arrestohet 42-vjeçari në Thumanë

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Plant 5” u vu në pranga shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Thumanë.

Gjatë kontrolleve në afërsi të banesës së 42-vjeçarit, është konstatuar një ambient i përshtatur për kultivim, ku u gjetën 248 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies. /Telegrafi/