Telegrafi

Kult seriali “The X-Files” kthehet në ekranet e vogla

Shtëpia televizive Fox ka bërë të ditur se seriali “The X-Files” do të kthehet në ekranet e vogla.

David Duchovny dhe Gillian Anderson do të kthehen përsëri në rolin e agjentëve të FBI-së, Mulder dhe Scully, ndërsa krijuesi i serisë, Chris Carter, do ta bëjë produksionin.

Xhirimet do të fillojnë këtë verë, ndërsa seriali do të emetohet gjatë sezonit 2017/2018.

“Serialin e shkëlqyer televiziv e kanë përshkuar aktorët legjendarë, tregimi i pasur dhe krijuesit magjikë. Këto janë vetëm disa prej arsyeve për ndikimin e madh te miliona njerëz anekënd botës”.

“Kreativiteti i Chris dhe shkëlqimi i Davidit dhe Gillianit do ta vazhdojë këtë fenomen të pop-kulturës dhe mezi pres ta shoh sezonin e ri të ‘The X-Files’”, ka thënë kreu i Fox Broadcasting, David Madden.

Në vitin e kaluar janë emetuar gjashtë episode të “The X-Files”, pas të cilave askush nuk kishte besuar se do të ndodhë ribashkimi. Mirëpo, sezoni i ri do të sjellë 10 episode të reja. /Telegrafi/