Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është penguar që të marrë pjesë në festivalin “Mirëdita, Dobar dan”, i cili po mbahet në Beograd, edhe pse organizatorët e kishin ftuar që të marrë pjesë në promovimin e librit “Dua të dëgjohem”, që flet për rrëfimet e grave që kanë përjetuar dhunë në luftën e Kosovës.
Mediat në Serbi kanë raportuar se njëra nga arsyet pse Jahjaga ka refuzuar të marrë pjesë në festival, është mungesa e gatishmërisë së qeverisë në Beograd që t’i ofrojë përcjellje dhe siguri gjatë pjesëmarrjes në këtë tribunë, transmeton Telegrafi.
Ppërveç se është penguar pjesëmarrja e ish presidnetes Jahjaga, shumë protestues nga e gjithë Serbia janë mbledhur para Qendrës së Rinisë, ku po mbahet festivali, me slogane nacionale e fyese kundër shqiptarëve.
Ndërsa edhe gjatë tribunës dhjetëra të rinj kanë tentuar të ndalin fjalimet, siç edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, ku një mashkull shfaqet i dhunshëm dhe vazhdimisht kërcënon nëse vazhdojnë me debatin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=M3YLslsV1_k
https://www.youtube.com/watch?v=buHPhf4e6BE