Site icon Telegrafi

Kulmi i katedrales së Notre Damit të ndërtohet nga xhami, brenda së cilës do kultivoheshin pemë (Foto)

Arkitektët francezë kanë nisur punën, për të konstruktuar kulmin e katedrales Notre Dame.

Kjo pas kërkesës së kryeministrit Edouard Philippe, që propozoi një ‘garë ndërkombëtare të arkitekturës’ për të rindërtuar katedralen ikonë të Parisit të Francës, që u dogj më 15 prill, transmeton Telegrafi.

Kërkesa e kryeministrit, ishte që të ndërtohet duke iu përshtatur kërkesave të kohës sonë dhe arkitektët e Studio NAB, krijuan një kulm nga xhami, brenda së cilës do kultivoheshin bimë të ndryshme, për të treguar rëndësinë që ka ambienti.

Studioja e ka projektuar një kulm modern dhe funksional, ku mund të kultivoheshin pemë dhe bimë të ndryshme. Në një pirg, po nga xhami, do të vendoseshin afro 200 mijë bletët, që i kanë mbijetuar flakëve shkatërruese.

Ata parashikojnë se kjo hapësirë, do të shërbejë për edukimin e të rinjve për hortikulturën dhe agrikulturën urbane.

Me një pamje moderne, kulmi i katedrales do shërbejë në të njëjtën kohë edhe për edukim lidhur me integritetin lidhur me ambientin. /Telegrafi/

Exit mobile version