Site icon Telegrafi

Kullat e familjes Jashari rrezikohen nga shembja (Video)

Kulla e familjes Jashari i qëndroi edhe artilerisë serbe në marsin e 1998-ës.

Sa ishte i gjallë komandanti legjendar Adem Jashari, në të nuk mundi të shkel këmba e armikut.

Por tashti 18 vjet pas vrasjes së komandantit, kullën nuk po e shpëton askush nga rrënimi.

Një pjesë e çatisë është pranë rrëzimit e edhe anët tjera po rrezikohen dita – ditës që të thyhen.

Një proces që njihet si konservim e që do ta mbante më të qëndrueshme gjithçka në kullë e përreth saj, nuk u bë asnjëherë nga ana e shtetit.

Kjo situatë po i mërzitë anëtarët e familjes së Jasharajve.

Djali i Hamzës, Bekimi, tha se askush nuk po ndërmerr diçka për ruajtjen e kullave që janë simbol i rezistencës për liri e pavarësi.

Agjencioni për mbrojtje të memorialeve kërkoi që ky proces të përfundojë.

Në këso rrethana, sipas shefit të Agjencionit, Idriz Blakaj situata është alarmante ndërsa ata që janë në memorial çdo ditë e shohin më së miri sa i dëmtoi koha kullën e dy shtëpitë.

Ciceronët thonë se vizitorët insistojnë të afrohen sa më shumë tek kulla, por tani nuk po i lejojnë shkaku i sigurisë.

Exit mobile version