Fluturimi i Kobe Bryant ishte aprovuar nga kulla që ka regjistruar fluturimin, por në fund përfundoi me aksident tragjik.
SVR kishte lejuar që ‘Mamba Chopper’ të kompletonte fluturimin, derisa e gjithë biseda me pilotin ishte incizuar.
Piloti i helikopterit privat të Bryant nuk kishte arritur të komunikonte më me kullën, që në vazhdimësi i thoshin se po fluturonte shumë ulët dhe nuk do të mund të kalonte bjeshkën që kishte para vetës.
🇺🇸 Kobe Bryant last 2 minutes helicopter communications with ATC through LA before they lost contact. pic.twitter.com/cn0YNl1xmz
— air plus news (english) (@airplusnews_EN) January 27, 2020
Në hartën digjitale shihej qartë se si helikopteri nuk arriti të kthehej në kohë, shkaku që vendi ishte kapluar nga një mjegull dhe dukshmëria ishte tejet e dobët.
“Akoma jeni duke fluturuar shumë ulët për këtë kohë”, i është thënë pilotit, duke qenë se në rajonin e Los Angelesit, ku ka ndodhur aksidenti tragjik, moti kishte qenë me shumë mjegull dhe shumica e helikopterëve ishin ulur.
Pak para aksidentit, ai e kishte ngritur helikopterin në më shumë se 600 metra lartësi, ndërsa kur është rrëzuar helikopteri ka qenë në rreth 500 metra lartësi dhe me shpejtësi prej 300 kilometra në orë.
*SVR është kompani që e lejon fluturimin e aeroplanëve dhe helikopterëve me një zonë të caktuar. /Telegrafi/