Në Komunën e Deçanit deri në vitin 1999 kanë ekzistuar 263 kulla, por shumica prej tyre u shkatërruan nga lufta e fundit.
Të paktat kulla që i mbijetuan luftës, sot janë në rrezik për shkak të mos kujdesit nga institucionet shtetërorë.
Një e tillë me dëmtime të theksuara ndodhet në Voksh të Deçanit, pronë e familjes Lokaj, raporton RTV Dukagjini.
“Sikur të rinovohet, nuk do të jetë vetëm pronë e familjes, do të jetë një vlerë e përgjithshme e shoqërisë, prandaj duhet tu vijë keq të gjithëve jo vetëm neve si familje që e kemi në pronësi”, është shprehur Sadri Lokaj, pronar i kullës në Voksh, përcjell Telegrafi.
Adem Lushaj, nga shoqëria civile, thotë se për këto objekte të trashëgimisë duhet të ketë kujdes institucional.
“Këto kulla janë trashëgimi e jona kulturore, që ne identifikohemi si regjion. Prandaj duhet të ketë kujdes institucional në ruajtjen e tyre”, ka thënë Lushaj./Telegrafi/