Site icon Telegrafi

Kulla Eiffel në Paris do të mbrohet nga një mur xhami me vlerë 20 milionë dollarë

Një mur anti-plumb prej xhami do të ndërtohet së shpejti rreth Kullës Eiffel. Lajmi u bë i ditur nga menaxherët e pikës ikonike dhe zyrtarët e qytetit të Parisit.

Kulla 324 metra e lartë, që çdo vit tërheq rreth 7 milionë vizitorë, është tashmë e rrethuar me një gardh mbrojtës metalik rreth bazës së saj, i ngritur përkohësisht që gjatë periudhës kur luhej Kampionatit Evropian i Futbollit në vitin 2016.

Sipas zyrës së Kryebashkiakes, përcjell oranews.al, Anne Hidalgo, puna për barrierën e re do të fillojë më vonë gjatë këtij viti.

Ndërkohë, e përditshmja franceze ‘Le Parisien’ bën të ditur se kostoja e këtij projekti do të arrijë rreth 20 milionë euro. Disa turistë e pritën lajmin me pozitivitet.

“Nga pikëpamja estetike, nuk mendoj se do të jetë shumë e bukur. Por për sigurinë, është një ide e mirë”, thotë turistja armene Varduhi Margaryan.

Të tjerë shprehen më skeptikë nëse masa e re e sigurisë do të ndalojë një agresor të vendosur.

“Nëse dikush është i vendosur për të sulmuar, ai do ta bëjë sido që të jenë kushtet. Prandaj nuk mendoj se barriera e re do të ndihmojë. Mund ta gjesh veten pas murit dhe nëse personi vendos diçka në krahun tjetër – edhe ti mund të goditesh”, thotë një turiste franceze nga Lugina e Luarës.

Pika ikonë e Parisit ka qenë shpesh në qendër të alarmeve të sigurisë. Vetëm në fillim të këtij muaji, një njeri i paarmatosur u arrestua pas një alarmi për sulm.

Exit mobile version