Kushdo që do të mësojë më shumë për trimëritë e Ilaz Kodrës, në kullën e tij, këtë mund ta bëjë vetëm gjatë ditës.
Kjo pasi për një borxh prej 50 eurove, kullës muze i është shkyçur energjia elektrike, njofton Klan Kosova.
Babai i heroit tregon që disa herë është ankuar në komunë, por sipas Kodrës ata i kanë thënë që duhet ta paguaj vetë borxhin e rrymës prej 50 eurosh.