Site icon Telegrafi

Kulla e Ajfelit nga çokolata 3.65 metra e lartë

Kulla e çokolatës është parë në stacionin hekurudhor St. Pancras në Londër para se është transferuar për në kryeqytetin francez.

Edhe pse të tubuarit kanë shpresuar se do të grabisin ndonjë copë çokolate, nuk kanë pasur edhe aq fat. Kulla e ëmbël e Ajfelit ka qenë aty vetëm “për t’i kullotur sytë”. Kështu, kulla gjatë disa javëve të ardhshme do të shkojë në turne nëpër dyqane, shkruan gazeta britanike Daily Mail.

"Pastiçerët tonë kanë udhëtuar nëpër tërë Evropën për të sjell aromat më të mira nga shtetet e ndryshme. Ato i kemi përdorë si inspirim gjatë përgatitjes së Kullës së Ajfelit, me të cilën promovojnë lloje të reja të çokolatave", ka thënë Keith Hurdman, pastiçeri kryesor i kompanisë “Thorntons” e cila e ka përgatitur këtë kullë.

Exit mobile version