Telegrafi

“Kukuta e Sokratit”, libri më i ri poetik i Sabri Hamitit

Plot 46 vjet pas botimit të vëllimit të parë me poezi, “Njeriu vdes i ri”, Sabri Hamiti – poet e prozator, esejist e dramatist, profesor letërsie e anëtar i Akademisë së Shkencave – nxori këto ditë në Tiranë librin më të ri poetik, “Kukuta e Sokratit”, i 10-ti me radhë në këtë zhanër letrar e i 42-ti në opusin e tij krijues.

Kurora poetike-lirike prej 70 poezish, të lidhura fort me ato të librit të parë, vjen në botim të ALBAS-it nga Tirana.

Libri sjell edhe 16 vizatime të reprodukuara të piktorit tonë të madh, Daut Berisha, që jeton në Paris.

Librat e tjerë poetikë nga ky autor janë:

1. Njeriu vdes i ri, 1972
2. Faqe e fund, 1973
3. Thikë harrimi, 1975
4. Trungu ilir, 1979
5. Leja e njohtimit 1985, 1985
6. Kaosmos, 1990
7. ABC, Albetare për fëmijë të rritur, 1994
8. Melankolia, 1999
9. Sympathia, Testamente për Urtakun, 2004

Po sivjet, Sabri Hamiti ka botuar te ASHAK-u librin me studime letrare, “Testamenti”. /Telegrafi/