Site icon Telegrafi

Kukullat që recitojnë Kuranin, hit në çerdhet gjermane

Kukulla Aamena ka sy të zi, faqe të kuqe dhe një buzëqeshje në fytyrë. Në kokë mban një shami ngjyrë vjollce e cila ia mbulon flokët e zeza, ndërsa me të prekur dorën e saj, fillon të këndojë dhe të lexojë pjesë nga Kurani.

Përveç se do të shërbejë si kukull, ajo do t’i ndihmojë fëmijët myslimanë t’i mbajnë mend më lehtë lutjet. Përveç kësaj, kukulla në gjuhën angleze komenton edhe rëndësinë e disa sureve nga Kurani.

Kukulla ka qenë e paraparë për tregun britanik, por shpejt u bë hit në Gjermani, ku shumica e komunitetit mysliman mendojnë se Aamena është një ide e mirë. Në anën tjetër, prindërit që nuk janë myslimanë thonë se feja është një gjë private dhe nuk duhet futur nëpër çerdhe. /Telegrafi/ 

Exit mobile version