Në butikun ‘River Island’ që ndodhet në Londër, klientët janë befasuar me kukullat që shfrytëzohen për të reklamuar rrobat.
Menekinet plastike me përmasa reale të njeriut, shfaqen të ulura dhe më duar që i kanë kapur këmbët e mbledhura, transmeton Telegrafi.
Madje, shprehja që kanë në fytyrë, i tregon sikur janë shumë të brengosura. Pos që kanë ngjyrë të bardhë anemike, ato janë tepër të holla sikur të vuanin nga anoreksia.
Derisa dyqanet po punojnë me kukulla që ngjajnë shumë me njerëzit, nuk dihet pse janë bërë këto objekte shqetësuese.
“Nuk dua manekine që ngjajnë me Barbin, sepse realiteti është ndryshe, por këto qenkan të tmerrshme”, e ka komentuar një kliente rastin. /Telegrafi/