Këto pamje janë marrë nga burgu e “La Joya” në Panama City. Ai është ndoshta burgu më i ndotur në botë dhe më i mbipopulluari.
Shumica e të burgosurve ende nuk janë dënuar dhe vuajnë paraburgimin. Për këtë arsye ata lejohen të mbajnë kukulla seksi në dhomat e tyre.
Po ashtu bëhet e ditur se 60 për qind e të burgosurve janë ende në paraburgim.
Sipas informacioneve që raporton Daily Mail, paraburgimi në Panama është pa afat, përcjell Tema.
E mbipopullimi i burgut ka bërë që kushtet në të, të jenë mjaft të vështira.
Shumica e të burgosurve lahen me ujë të ftohtë dhe dushet janë të kufizuara.
Gjithashtu bëhet e ditur se një tjetër problem është seksi i pambrojtur.
Në këtë burg është i ashtuquajturi “seksioni i transgjinorëve”, dhoma ku të burgosurit bëjnë seks me transgjinorët.
Panamaja aktualisht ka përqindjen më të lartë në botë për numrin e të burgosurve në raport me popullsinë. /Telegrafi/