Site icon Telegrafi

Kukulla e Halloween-it bëhet kufomë

Policia ka gjetur kufomën e Mostafa Mahmoud Zayedit mbi një karrige ballkoni, në katin e tretë të ndërtesës, ndërsa kishte një vrimë nga armë zjarri në kokë.

Fqinjët e kishin parë kufomën qysh para një jave, mirëpo nuk e kishin lajmëruar policinë ngase kishin menduar se bëhej fjalë për një kukull Halloweeni.

Policia është duke e trajtuar këtë rast si vetëvrasje të pastër. /Telegrafi/

Exit mobile version