Telegrafi

Kukulla bizare që ngjajnë me pamjen reale të njeriut (Video/Foto)

Michael Zajkov, kukullave nga argjila, që i punon komplet me dorë, iu vë sy nga qelqi i pastër dhe paruka nga Franca e kualitetit të lartë.

Artisti që për një kohë të gjatë ka punuar në teatër të kukullave, i punon edhe veshjet, për punimet e tij që janë quajtur ‘mistike dhe të frikshme’, transmeton Telegrafi.

Madje, ai e ka plasuar edhe një video, ku tregon për punën në studio, gjatë kohës kur i punon këto kukulla shumë të ngjashme me dukjen reale të njeriut.

Për punimet e tij, që janë ‘më reale se zakonisht’, Zajkov thotë: “Njerëzve iu duket të pazakonta dhe të trishtuara”. /Telegrafi/