“Kroati Ante Kukrika ka një karrierë të madhe hendbollistike. Ai ka luajtur në ekipe të njohura në Evropë, ishte lojtari i Metkoviçit,Vardarit dhe në fund ka luajtur për ekipin e Sllogës së Bosnjës dhe disa herë ka qenë edhe reprezentues i Bosnjë”, tha anëtari i Bordit të Besa Famiglas, Enis Idrizi.
“Me Kukrikan kemi një marrëveshje 1 vjeçare, por me mundësi vazhdimi”. Kukrika (31), i cili do ta mbaj fanellën me numër 18, luan në pozitën e mbrojtësit të majtë qendror.
Edhe kroati u shpreh i kënaqur me transferimin e tij në Besa Famigila.
“Do mundohem ta jap më të mirën këtu dhe synimet e mia këtu janë ti ndihmojë klubit pejan në rikthimin e titullit. Me pëlqen shumë qyteti i Pejës, e mbi të gjitha prioritet i imi është familja, andaj edhe një nga arsyet e ardhjes sime është që ndodhem më afër saj”, tha Kukrika. Synimet e klubit janë që të arrijnë sa më larg në Evropë.
“Në xhiron e parë takohemi me ekipin e Salfordit të Anglise dhe gjasat tona reale janë që të vazhdojmë tutje dhe shpresojmë që edhe me pak fat të arrijmë sa më larg në arenën ndërkombëtare”, shtoi Kukrika. /Zëri/Telegrafi/