Lojtari ka impresionuar me formën e tij në stinorin vjeshtor dhe kjo ka bërë që në drejtim të tij të vijnë shumë oferta. Ditë më parë ishte edhe Teuta e Durrësit ajo që shfaqi interesim për mbrojtësin e talentuar por vetëm kaq, pasi krerët e Partizanit, nuk duan të dëgjojnë për asnjë ofertë, pasi e konsiderojnë djaloshin si pjesë të rëndësishme të skuadrës.
Rrahmani u transferua gjatë vitit 2013 tek Partizani nga Drenica, ndërsa në skuadrën e famshme shqiptare luajnë edhe pesë kosovarë të tjerë, Besnik Krasniqi, Labinot Ibrahimi, Liridoni Ahmeti, Behar Maliqi dhe Mentor Mazrekaj. /Tribuna/Telegrafi/