Site icon Telegrafi

Kukës, zhduket vajza 14 vjeçare

Adelina Lashi, është larguar nga banesa mesnatën e së dielës, pasi ka shkruar një letër ku bënte të ditur se kishte pirë lëndë helmuese dhe kishte shkuar në bjeshkën e fshatit.

Sapo kanë gjetur letrën, familjarët i janë drejtuar vendit ku mendohej se ndodhej vajza, kanë njoftuar edhe policinë dhe që prej asaj dite, nuk kanë reshtur kërkimet e përbashkëta.

Sipas drejtorit të Policisë së Qarkut të Kukësit, Sadri Ramcaj, 14- vjeçarja është shpallur person në kërkim dhe po bashkëpunohet me të gjitha komisariatet e vendit për të bërë të mundur marrjen e çdo lloj informacioni që mund të gjurmohet, raportoi AS.

Fotografia si dhe të dhënat personale të minorenes janë shpërndarë edhe në të gjitha pikë kalimet kufitare për të penguar daljen e saj jashtë territorit të Shqipërisë./Telegrafi/
 

Exit mobile version