Telegrafi

Kukës, një i vdekur në aksident komunikacioni

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se vetura me të cilën udhëtonin dy vëllezër me mbiemrin Lleshi është aksidentuar në afërsi të fshatit Kolsh. Për pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën ndërsa tjetri është plagosur rëndë.

Mbeten ende të paqarta rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen.

Si raporton BË, nuk bëhet ende i ditur identiteti i viktimës, ndërsa i plagosuri është transportuar menjëherë në spital, prej ku mësohet se është në gjendje kritike. /Telegrafi/