Site icon Telegrafi

Kukës, makina bie në greminë, një i vdekur e dy të plagosur

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një greminë, nga 300 metra lartësi. Si pasojë humbi jetën një nga pasagjerët, 35-vjeçari Kujtim Neçi, baba i katër fëmijëve ndërsa mbetën të plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Indrit Hoxha 40 vjeç dhe pasagjeri tjetër, Besnik Hila 38 vjeç.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin e Kukesit, ndërsa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Telegrafi/
 

Exit mobile version