Site icon Telegrafi

Kukës, arrestohet i kërkuari nga SHBA për trafikim njerëzish

Burime të policisë kufitare të Kukësit thanë se ndalimi i 53-vjecarit u bë teksa ai tentonte të hynte në Shqipëri. Pas kontrollit të dokumenteve të tij në sistemin TIMS u konstatua se ishte person shumë i kërkuar nga nga Shërbimet e Emigracionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

Hektor Kelmendi, lindur në Pejë të Kosovës, rezultonte prej kohësh në listën e zezë të pesë personave më të kërkuar nga zyra e Emigracionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kelemendi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Washington, pasi mbi të rëndojnë një sërë akuzash për kryerjen e krimeve shumë të rënda si organizim të emigracionit ilegal, plagosje me pasojë vdekjen, gjymtim dhe vrasje, si dhe organizim të trafikut të qenieve njerëzore.

Materialet procedurale për arrestimin, me qëllim ekstradimi të këtij shtetasi i kanë kaluar Prokurorisë së Përgjithshme për ndjekje të mëtejshme./Telegrafi/
 

Exit mobile version