Policia e Kukësit ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur gjatë mbrëmjes se djeshme, ku mbeti i vrarë me thikë shtetasi Miraim Isa, 25 vjeç.
Nga specialistët të Seksionit Kundër Krimit ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, në D.V.P. Kukës, më datë 24.07.2016, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ismail Alidini, 24 vjeç, banues në fshatin Orgjost, Kukës.
Arrestimi i shtetasit u bë pasi gjatë mbrëmjes se djeshme, në fshatin Orgjost, për motive gjakmarrje ka vrarë me thikë shtetasin Miraim Isa, 29 vjeç, banues në fshatin Orgjost, Kukës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale” Vrasja me paramendim”.