Viktimat janë Shaqir Matmuja, 40 vjeç dhe Ilir Muça, 43 vjeç, të dy punëtorë që punonin për rikonstruksionin e rrugës Kukës-Krumë.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur pranë Qafës së Poblit, teksa punëtorët ishin duke shkuar rrugës për në punë dhe nga përplasja dyshohet se trupat kanë rënë në ujin e liqenit të Fierzës. Tashme polumbaret janë duke kërkuar pranë vendit ku dyshohet se kanë rënë trupat.
Megjithatë, mbeten ende të paqarta rrethanat në të cilat është shkaktuar aksidenti që u mori jetën dy punëtorëve. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë./Telegrafi/