Site icon Telegrafi

Kukeli vazhdon me Zurichun

Ai do të paraqitet në Ligën e Evropës, pasi të dielën fituan Kupën e Zvicrës, duke mundur në finale, Luganon.

Mesfushori i Shqipërisë, Burim Kukeli do të vazhdojë të qëndrojë te Zurichu edhe pse kjo skuadër ka rënë në kategorinë e dytë zvicerane.

Futbollisti 32-vjeçar, i cili luan te Zurichu që nga viti 2012, nuk ka ndërmend të largohet nga ekipi dhe këtë e ka bërë të qartë për mediat zvicerane para se t’i bashkohej kombëtares shqiptare të futbollit. “Unë do të dëshiroja të qëndroja në klub dhe të pastroja imazhin e turpit të rënies nga kategoria”, deklaroi ai.

Kukeli ka kontratë deri në qershorin e vitit 2018 me Zyrihun, por mund ta braktisë klubin nëse dëshiron, pasi ka një klauzolë largimi në rast rënieje nga kategoria.

Ai do të paraqitet në Ligën e Evropës, pasi të dielën fituan Kupën e Zvicrës, duke mundur në finale, Luganon.

Exit mobile version