Burim Kukeli ka qenë i pafat në ndeshjen e mbrëmshme përballë Luzernit.
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen me skuadrën e tij Sion.
Por pasi kishin kaluar gjysmë ore lojë, Kukeli ishte i pafat pasi shënoi një autogol qesharak në portën e tij.
Pas harkimit në zonë nga mesfushori i Luzernit, Schneuwly reprezentuesi i Shqipërisë në vend se të largojë topin në rivënie fundore e dërgoi në rrjetë.
Kukeli u kërkoi falje bashkëlojtarëve por që u zëvendësua nga trajneri pas përfundimit të pjesës së parë.
Në këtë takim Luzerni fitoi me rezultat 2-1, ndërsa në fushë titullar ishte Shkëlqim Demhasaj për vendasit.
Hekuran Kryeziu mungoi për shkak të kartonëve, ndërsa u vërejt mungesa e tij në mesin e fushës.
Tek Sioni Pajtim Kasami asistoi tek goli i vetëm i tyre, ndërsa Ermir Lenjani u aktivizua në lojë në minutën e 60-të. /Telegrafi/