Miratimin me konsensus të Reformës në Drejtësi e ka përshëndetur edhe eurodeputeti, Eduard Kukan.
Sipas Kukan, zbatimi i kësaj reforme është çelësi për drejtësi të pavarur dhe të përgjegjshme.
“Përshëndes miratimin unanim të paketës për reformën në drejtësi. Zbatimi i reformës është çelësi për drejtësi të pavarur dhe të përgjegjshme. Reforma i hap rrugë ambicies së shqiptarëve në procesin e integrimit”, shkruan eurodeputeti në Twitter.