Bojkoti i parlamentit është shndërruar në rajonin ballkanik, por debati politik në vendet ballkanike duhet të zhvillohet në parlament, deklaroi eurudeputeti Eduard Kukan, gjatë debatit të djeshëm në Parlamentin Evropian ‘Kriza e demokracisë në Ballkanin Perëndimor’, njofton Meta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kukan, duke folur për situatën politike në Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi dhe Kosovë, tha se askush në BE nuk e do bojkotin.
Ai ka denoncuar rritjen e nacionalizmit në rajon, i cili, siç tha, politikanët e përdorin për joshjen e votuesve. /Telegrafi/