Telegrafi

Kukan: Politika shqiptare të gjejë gjuhë të përbashkët

“Dënoj me forcë dhunën që u ushtrua në Tiranë gjatë demonstratës. Politikanët të angazhohen për dialog në mënyrë që të kapërcejnë krizën. Në këtë moment kritik, politikanët duhet të tregojnë pjekuri”, citojnë mediat në Tiranë fjalët e Kukan.

Ai paralajmëroi se ngërçi i tejzgjatur në Shqipëri po dëmton progresin e vendit në rrugën drejt integrimit evropian. /Telegrafi/