Telegrafi

Kukan: Pjesëmarrja e të rinjve në referendum mund të jetë vendimtare (Video)

Eurodeputeti Eduard Kukan sot në Konferencën “Ngritja e dialogut politik dhe konsensusit”, tha se përfshirja e të rinjve në referendum mund të jetë vendimtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kukan theksoi se Kuvendi dhe liderët politik në vend kanë treguar gatishmëri që të hyn në dialog dhe në atë mënyrë të vazhdojnë zbatimin e reformave.

“Të rinjtë në vend janë çelësi për të ardhmen dhe rajonin dhe se pjesëmarrja e të rinjve në referendumin e caktuar në Maqedoni mund të jetë vendimtare për të fatin e ardhshëm evropian të vendit dhe do të përcaktoj përparimin në integrimet evropiane të vendit dhe rajonit”, tha Kukan.

Ai tha se dialogu i Jean Monnet, për ngritjen e kompromisit dhe konsensusit në mes partive politike dhe deputetëve mund të shfrytëzohet si strategji e rëndësishme edhe për Kuvendet tjera në Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/