Site icon Telegrafi

Kukan: Nuk shoh arsye që PSP-së t’i zgjatet mandati

Raportuesit për Maqedoninë, në një përbërje të ndryshuar me Knut Flekenshtajn, duke zëvendësuar Richard Howitt, kanë ndjekur nga afër zhvillimet në vend që çojnë në zgjedhje dhe deri më tani nuk ka asnjë zhvillim të skenarëve të tjerë, ka vlerësuar për ‘Meta’ raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Prokuroria Speciale Publike duhet të jetë e pavarur në kryerjen e punës. Ka pasur kritika të vazhdueshme për punën e saj, për shkak se dërguam mesazhe për të punuar në bazë të Marrëveshjes së Përzhinos, gjegjësisht pjesa për PSP’, tha Kukan, duke u përgjigjur në pyetjen rreth PSP-së dhe mbi bllokimin e punës së saj.

Lidhur me zgjatjen e mandatit të PSP, eurodeputeti tha se, nuk ka arsye për ta bërë këtë.

‘Ajo çfarë është marrë është në Marrëveshjen e Përzhinos duhet të zbatohet. PSP pati një mandat të caktuar dhe tani për tani nuk shoh arsye për vazhdimin e mandatit’, tha Kukan. /Telegrafi/

Exit mobile version