Site icon Telegrafi

Kukan dhe Fleckenstein në Shkup, paralajmërojnë takim të dytë në kuadër dialogut “Jean Monnet”

Eurodeputetët, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein vlerësuan se takimi i përfaqësuesve të të gjitha partive politike më 17 dhe 18 maj në Ohër në kuadër të “Dialogut Jean Monnet” ishte pozitiv dhe frytdhënës. Andaj ata paralajmëruan një takim të dytë në të ardhmen.

Kukan porositi aktorët politik ta shfrytëzojnë dialogun sa nuk është zhvendosur në ndonjë shtet tjetër të rajonit. Edhe Fleckensteun theksoi se ia vlen të vazhdojë dialogu për aq gjatë sa do të jep rezultate.

Këto komente dy eurodeputetët i bënë gjatë mbledhjes së përzier të deputetëve të Maqedonisë dhe atyre të BE-së që po mbahet në Shkup. Me ç’rast deputeti i Partisë Liberale, Goran Milevski, i’u kërkoi eurodeputetëve që në takimin e ardhshëm t’i ftojnë edhe përfaqësuesit e partive të vogla politike siç është partia e tij, partia “E majta” e të tjera.

“Kërkoj ta përmirësoni këtë gabim, pasi edhe ne kemi çfarë të themi”, u shpreh Milevski.

Exit mobile version