Site icon Telegrafi

Kukaj: Nuk e kam sharë e as goditur askënd

“Unë nga ju po dëgjoj dhe vërtet jam i befasuar. Nuk e di ku janë bazuar ata që të më suspendojnë mua. Sigurisht ata janë bazuar në deklaratën e atij zyrtari të Hysit, i cili edhe ka qenë iniciatori i tollovisë, përndryshe as në video-incizimet as askund tjetër, unë nuk shihem duke sharë ose goditur dikë”.

“Ky është një trillim i FFK-së. Nëse ndonjë lojtar del dhe thotë se unë e kam goditur, do ta pranoj çdo dënim”, tha Kukaj, duke shtuar se po pret një konfirmim zyrtar nëse vërtet ai është suspenduar apo jo.

“Unë jam qe 14 vjet në Superligën e Kosovës, kam luajtur edhe në klubet tjera dhe kurrë në jetën time nuk kam goditur dikë ose kam sharë gjyqtarët. Përfshirja e emrit tim në rrahje dhe ofendime ndaj të tjerëve e prish imazhin tim dhe më ka prekur keq, pasi që nuk jam i asaj natyre”, tha qendërmbrojtësi i Prishtinës. /Telegrafi/ 

Exit mobile version