Site icon Telegrafi

Kukaj e Maliqi lirohen nga akuzat, dënime qesharake për Hysin

Në fakt Liridon Kukaj është liruar si i pafajshëm ndërsa Behar Maliqi është dënuar me dy ndeshje, çka i bie se ai tashmë ka kaluar dënimin pasi që ka pushuar në dy takime.

Të drejtë lojë gjithashtu ka edhe futbollisti i Hysit, Yll Prekopuca që gjithashtu është dënuar me dy ndeshje.

Ndërsa, dënim tejet qesharak i është shqiptuar skuadrës së Hysit e cila është ishte përgjegjëse për sigurinë në fushë, gjatë përleshjes me lojtarët e Prishtinës. FFK-ja ka vendosur që ta dënojë Hysin me tri ndeshje pa praninë e publikut. Ky duket të jetë një dënim shumë i vogël në krahasim me përmasat e incidentit.

Ndërsa nën pezullim do të mbeten drejtori i saj, Bashkim Sadiku dhe mjeku i skuadrës Arianit Krasniqi. Gjithsesi, këto masa duket të jenë mjaft të lehta, për faktin se tollovia e shkaktuar në atë ndeshje pati jehonë të madhe, madje me to u morën edhe mediat e rajonit, por ja që komisionet e FFK-së pavarësisht pakënaqësisë së klubeve në punën e tyre duket se edhe këtë herë nuk ishin në nivel. Në anën tjetër Llamkos Kosova për shkak të hedhjes së gjësendeve në fushë ku është lënduar futbollisti mysafir, është dënuar me 800 euro gjobë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version